Vrasja e kandidatit për kryetar komune në Peje Astrit Ademaj mbrëmjen e kësaj të mërkure dhe e një tjetër politikani të kësaj force politike në Decan, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Zgjedhjet lokalë të 17 tetorit janë përgjakur tashmë, pasi kandidati i PDK u qëllua për vdekje në qytetin e Pejës rreth orës 21:00.

Viktime tjetër në këtë ngjarje të rëndë është edhe Blerant Kadriaj, ish kandidat I PDK në Decan. Ndersa i plagosur rezulton te jete edhe vellai i kandidatit te Pejes, Avni Ademaj.

Janë krejtësisht të paqarta rrethanat e këtij krimi të ndodhur në afërsi të shkollës ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.

Sipas policisë, të dy viktimat kanë shkuar pa shenja jete në spitalin e Pejës.

Njera nga pistat, referuar mediave ne Kosove, eshte ajo se viktimat jane perplasur me arme me njeri-tjetrin ne nje lokal te Pejes.

Megjithate ende nuk ka nje konfirmim zyrtar nga organet e policise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *