E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vriste dhe hante njerëz, arrestohet kanibali rus

Një 51 vjeçar është arrestuar nga autoritetet ruse pasi akuzohet se vrau dhe më pas hëngri tre persona.

 

Sipas Daily Mail, 51 vjeçari, pasi njihej me persona të rastësishëm, i ftonte ata në shtëpi dhe pasi i dehte me alkool dhe gjatë momentit që ata ishin në gjumë, ai i qëllonte për vdekje me thikë dhe i hante.

 

Reklamë

Kockat e viktimave u gjetën në çanta afër qytetit të Arkhangelsk.

 

Sipas autoriteteve ruse, 51 vjeçari nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa vrasjet kanë ndodhur gjatë viteve 2016-2017.

 

“Përveç kanibalizmit, i akuzuari rregullisht vriste dhe hante mace, qen dhe kafshë të tjera të vogla dhe zogj, eshtrat e të cilëve u gjetën në çanta të përziera me kocka njerëzore”, thuhet në deklaratën e Komitetit Hetues.

Vazhdo të lexosh

Reklamë