E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vret shokun e dhomës me bastun, krimi në azilin e të moshuarëve në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Tiranë në një azil privat në rrugën “Ali Visha”.

Një 78-vjeçar i identifikuar si Zyhdi Shehi ka goditur disa herë me bastun hekuri shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha. Për pasojë i moshuari ka gjetur vdekjen e  menjëhershme.

Reklamë

Sipas policisë viktima është Virxhil Vesho, 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës.

Mësohet se debati ka qenë banal teksa autori i ka kërkuar llogari shokut të dhomës se pse i kishte zënë krevatin. Të dy të moshuarit dyshohet se vuanin nga skleroza.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje ku po kryen hetimet.

Autori i arrestuar është marrë në pyetje, ndërkohë që në pyetje janë marrë gjithashtu edhe pronarët e azilit privat “Ruaje Moshën” si dhe stafi.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të ndihmuar hetuesit në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autori i krimit Zyhdi Shehi është historian. Madje ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë