E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vret kunatën me armë në Bathore, autori kishte përplasje për çështje pronësie

Një tjetër krim brenda familjes ka tronditur Tiranën. Kunati ka vrarë më armë zjarri bashkëshorten e vëllait të tij për motive të dobëta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën Apollonia në zonën e Bathores.

Agron Tanushi pas një debati me Jetmira Hasanin, e ka qëlluar këtë të fundit me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Reklamë

Menjëherë pas krimit, 31-vjeçari është larguar duke i shpëtuar policisë.

Sipas burimeve, shkak i vrasjes janë përplasjet për motive pronësie pasi viktima dhe autori jetonin në një banesë.

Vëllai i Agron Tanushit ndodhet në emigrim në Greqi prej shumë vitesh dhe bashkëshorten e tij, Jetmira Hasanin e kishte lënë tek familja e tij.

Sipas burimeve policorë, në vendngjarje nuk është gjetur as arma e krimit, që  dyshohet se është marrë nga vetë autori.

Sipas banorëve të zonës, dy familjet prej kohësh kishin konflikte mes tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe familjarët e viktimës, ku i vëllai ka akuzuar të afërmit e autorit si nxitës së kësaj ngjarjeje. Është dashur ndërhyrja e policisë për ti ndarë dy familjet.

Mësohet se konflikti kishte vite që zhvillohej deri mbrëmjen e kësaj të marte, duke patur një fund tragjik.

Ndërkohë në disa akse akse rrugore policia ngriti postoblloqe për arrestimin e autorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë