Subscribe

Një 62-vjeçar u vra me armë zjarri nga djali i tij në Shënavlash të Durrësit për çështje parash. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 13 gushtit, por policia arriti të zbardhë krimin 21 ditë më vonë pasi djali, Esmerald Balla, u përpoq të fshihte vrasjen.

Babai i tij, Enver Balla, kishte një kasafortë me para, të cilën e mbante në dhomën e djalit, ndërsa çelësin ai e kishte gjithmonë me vete. Brenda kasafortës, 62-vjeçari kishte 75 milionë lekë të kursyera. Por djali e kishte hapur kasafortën në pjesën e pasme me gur fleksibël dhe vazhdimisht merrte prej saj para.

Lexo edhe :

Related Posts

Enver Balla zbuloi çfarë kishte bërë i biri kur kërkoi të merrte nga kasaforta 20 milionë lekë për t’i investuar te shtëpia që po ndërtonin.

Në këtë moment, mes tyre ka nisur konflikti, ndërsa të nesërmen, Esmerald Balla ka kryer krimin. 30-vjeçari e dërgoi të atin në afërsi të stanit të tyre, ku pas përleshjes fizike, e qëlloi për vdekje me pistoletë.

Armën e krimit ai e hodhi në një kanal, ndërsa trupin e babait e hodhi në pusin që ndodhej rreth 1 km larg vendit të ngjarjes.

Pas vrasjes, Esmerald Balla e denoncoi babanë në polici si të zhdukur. Sipas tij, Enver Balla ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur. 30-vjeçari deklaroi në polici se gruaja e panjohur mund ta kishte vrarë te atin.

Djali tjetër i Enver Ballës u kthye nga Italia kur mori vesh për zhdukjen e babait dhe më pas në “Instagram” zbuloi mesazhin e një gruaje të panjohur që shkruante se familjarët nuk duhet ta kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Pasi policia zbardhi krimin, Esmerald Balla u arrestua. 30-vjeçari pranoi para grupit hetimor se kishte vrarë babanë, duke pretenduar se paratë që ai mbante në kasafortë, ia kishte vjedhur atij./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *