Subscribe

Arben Beqari është vetëm njëri nga 2400 banorët e fshatit Vreshtas në Korçë, që vetëm pasi ka tërhequr certifikatën e pronësisë, ka parë se nuk ka përputhje mes tapisë së vjetër dhe dokumentit të ri të lëshuar nga Hipoteka. Problemet e pronësisë kanë përfshirë pothuajse të gjitha fshatrat e zonës së Maliqit. Drejtuesit vendore i kanë kërkuar hipotekës të rishikojë dosjet, pasi certifikatat kanë krijuar konflikte mes shumë familjeve. Mos përputhjet e hartave me ndarjen në terren të tokave e pranon edhe kryeregjistruesi i hipotekës se Korçës Klajdi Terova. Në gjithë zonën, vetëm fshati Sheqeras nuk ka konflikte të kësaj natyre, pasi Komisioni i Ndarjes se tokave ka qene me i saktë ne punën e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *