Gjykata e Apelit ka lënë në burg Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllain dhe kunatën e tij Dritan dhe Nora Muskurti në Tiranë muajin e kaluar.

 

Vendimi është marrë ditën e sotme nga gjyqtari Genti Shala.

 

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 30 gushtit në Tiranë. Arsen Muskurti mori armën dhe vrau çiftin e bashkëshortëve brenda ambienteve të biznesi të tyre.

 

Pasi krimit të rëndë ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua disa orë më vonë. Muskurti nuk ka shfaqur pendesë në seancën e parë gjyqësore. Shkak për krimin e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet që dy vëllezërit kishin mes njëri-tjetrit.

 

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

 

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

 

Në datën 30.08.2022, rreth orës 16:40, policia ka marrë njoftim se në rrugën “Islam Alla”, në qytetin e Tiranës, në ambjentet e brëndshme të agjensisë së udhëtimeve “Nour Tours”, janë vrarë me armë zjarri dy shtetas, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetasi me iniciale A.M. 

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprave  penale “ Vrasjes për shkak të mardhënieve familjare” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1  të  Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1824 Regj.Them, datë 01.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

 

– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A.M.

 

-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim A.M te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

 

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.M, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin si masë sigurimi personal atë të “arrestit ne burg”, me afat 30 ditë, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjëndjes së shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *