E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau vajzën 20-vjeçare në Australi, shqiptari tenton të vetëvritet

Pasi gjykata në Australi vendosi ta dënojë me 20 vjet burg për vrasjen e të bijës, Petrit Lekaj ka tentuar të vetëvritet në qeli.

 

Reklamë

49-vjeçari shqiptar qëlloi tetë herë me thikë vajzën e tij 20-vjeçare teksa ndodheshin brenda në automjet. Sabrina ka qenë duke festuar me miqtë e saj një natë para se të ndodhte tragjedia, ndërsa mësohet se kishte konsumuar lëndë narkotike.

 

Pavarësisht krimit makabër që Lekaj ka kryer, gruaja e tij, Romina e viziton shpesh në burg bashkëshortin e saj.

 

Romina ka fajësuar mjekët për tragjedinë që i ndodhi familjes së saj. “Unë thjesht do të doja të them që kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve tanë për të diagnostikuar sëmundje mendore të burrit. Uroj që kjo ngjarje të shërbejë si alarm zgjimi për të shpëtuar familjet e tjera”.

 

Lekaj vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Yatala, pasi vendimit përfundimtar të Gjykatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë