78-vjeçari Zyhdi Shehi, që akuzohet se vrau shokun e tij të dhomës në azil, Virxhil Vesho, do të shtrohet në spitalin psikiatrik.
Trupa gjykuese e mori vendimin duke u mbështetur në kartelën shëndetësore të Zydi Shehit, por për shëndetin e tij mendor do të kryhet një ekspertizë më e plotë. Nga ana tjetër, avokati i tij mbrojtës deklaroi se ngjarja mbetet mister sepse 78-vjeçari vuan nga sëmundja e Parkinsonit.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ai është i sëmurë me parkinson, nuk ka arritur te firmos as me stilolaps, por me gisht me bojë. Është pak e habitshme se si një person me një sëmundje të tillë dhe me pa mundësi lëvizje muskulore të godas për vdekje me bastun. I përket organit të akuzës për te vazhduar hetimin se çfarë ka ndodhur. Nuk di të them kush e ka kryer vrasjen. Klienti im do të qëndroj në psikiatri me mjekim”, tha avokati Alban Qafa.
Gjatë seancës për masën e sigurisë, trupa gjykuese vendosi të lërë në burg dy infermieret e azilit Nazmie Mulla dhe Glesantina Saraçi, të akuzuara se u përpoqën të fshehin ngjarjen.
“Dy infermieret kanë vijuar te mbajnë qëndrim mohues duke thënë se nuk kanë pasur qëllim për të fshehur ngjarjen. Ato kanë deklaruar se kanë tentuar të telefonojnë pronarin e azilit dhe të bijën e viktimës por asnjë prej tyre nuk është përgjigjur. Në këto kushte nuk e kanë menduar të marrin policinë pasi nuk e dinin se çfarë ka ndodhur por kanë kujtuar se i Virxhi Veshi është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë. Në momentin kur kanë hyrë në dhomë kanë gjetur edhe autorin te ulur në karrige dhe me dridhje. Në gjendje të ngarkuar emocionale ata kanë njoftuar agjencinë funerale dhe kanë fshirë një pjesë të gjakut në dhomë, për të mos krijuar emocione negative të familjarët”, tha avokatja Julinda Hysi.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 8 gushtit në një azil privat në Tiranë, ku Zyhdi Shehi dyshohet se goditi disa herë me bastun në kokë Virxhil Veshon, duke i shkaktuar vdekjen./vizionplus.tv









