E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 37 minuta më parë
Kronikë

Vrau punëdhënësin dhe e grabiti/ Merr fund arratia 10-vjeçare e shqiptarit në Greqi

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Artan Dragoshi, 46 vjeç, u arrestua nga policia greke pas dhjetë vitesh arrati. Mediat fqinje raportojnë se ai ka vrarë dhe më pas grabitur një të moshuar, në Messinia të Greqisë.

 

Shqiptari akuzohet se i ka marrë jetën një 79-vjeçari, që e kishte punësuar atë në vitin 2011, së bashku me bashkatdhetarin e tij, Bariam Mondi. Ata punonin në pronën e të moshuarit dhe kishin fjetur në një shtëpi rurale në emër të tij, por nuk paguanin qira. Për këtë arsye, 79-vjeçari iu kishte kërkuar të largoheshin.

 

Reklamë

Më 8 maj 2011, ata u përleshën dhe shqiptari e mbyti me ndihmën e bashkatdhetarit të tij. Autorët më pas shkuan në shtëpinë e viktimës, rrëmbyen 200 euro, hëngrën, fjetën dhe u larguan në mëngjes.

 

Pavarësisht ngjarjes, Artan Dragoshi lëvizte i lirë në të njëjtën zonë, i pashqetësuar, deri në momentin që u prangos.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë