Vrau policin në Tropojë, ekstradohet nga Kroacia 35 vjeçari

Një 35-vjeçar i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e një oficeri policie gjatë një grabitje të armatosur është ekstraduar nga Zagrebi.
35-vjeçari qëlloi për vdekje punonjësin e policisë me iniciale N. Gj., ndër grabiti pasagjerët e linjës “Bajram Curri-Lekbibaj”, në bashkëpunim me shtetasin me iniciale A. P.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur revokimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për lirimin para kohe me kusht dhe vazhdimin e vuajtjes së dënimit për pjesën e mbetur për 3 vite e 8 muaj e 24 ditë burg.
Bushati u arrestua në Kroaci dhe më pas u ekstradua drejt vendit tonë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Zagreb/Kroaci.




