“Po luanim me armën se kishte siguri”, dyshohet se ka pohuar 39-vjeçari nga Shqipëria, i cili ditën e sotme ka qëlluar në kokë dhe ka vrarë partneren e tij 29-vjeçare në zonën e Kaminisë, në Heraklion.

Sipas cretalive.gr, burime policore raportojnë se autori i vrasjes në Heraklion po kërkon të justifikojë krimin brutal. Përveç kësaj, siç theksojnë ata, armë nuk kishte asnjë siguri.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas informacioneve,  mes çiftit kishte pasur një sherr dhe se pasi qëlloi gruan, shqiptari njoftoi shërbimet e urgjencës, por tashmë ishte tepër vonë.

Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të, në rrugën Patroklou, në Kaminia.

Sipas informacioneve gruaja kishte një plagë plumbi në anën e kokës, pranë veshit.

Si u krye krimi?

Autori 39-vjeçar nga Shqipëria, i cili ka shqetësuar më parë autoritetet për drogën, dyshohet se ka qenë i dehur kur është kthyer në shtëpinë ku jetonte me  partneren e tij 29-vjeçare rumune.

Më pas me armën që e posedonte në mënyrë të paligjshme e ka  qëlluar për vdekje në kokë dhe ka telefonuar në EKAV.

39-vjeçari ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar me pistoletë partneren e tij.

Arma e krimit u gjet në një tavolinë brenda shtëpisë dhe kishte tre gëzhoja, ndërsa sipas informacioneve në zonë u gjet edhe një gëzhojë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *