Një i burgosur, i cili vuan dënimin në të njëjtin burg me Babis Anagnostopoulos, piloti grek që vrau gruan e tij dhe më pas inskenoi grabitjen, ka treguar detaje nga sjellja e pilotit.

 

Ai e përshkruan Babis një person të qetë dhe indiferentë sa iu takon çështjeve të brendshme të burgut.

 

“Është njeri i qetë, kujdeset për disa kafshë që kemi këtu, Korydallos ka disa mace dhe pjesën tjetër të ditës është në shtëpinë e tij, në qeli dhe me librat e studimit që i ka me vete, pa e ditur se çfarë janë. Ai është në rregull. Ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe flasim çdo ditë, ajo që më ka bërë përshtypje është se ai duket shumë i ndjeshëm, domethënë është i ndjeshëm ndaj fëmijëve. Është miqësor me të gjithë, nuk grindet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *