Ekstradohet drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke,  i dyshuar  për vrasje

 

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Greqisë, një shtetas ukrainas I dyshuar në këtë vend për vrasje.

 

M.Y, 28 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018, kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Më dt 25.04.2018, rreth orës 22:15,  në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M.  Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër  ka ka sulmuar një shtetas  me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

 

Ky shtetas  më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur.

 

Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë  me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *