Ekstradohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një person i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare që prej vitit 1989.

 

Pas një pune të gjatë investiguese të Policisë Shtetit Shqiptar dhe të Interpol Tiranës, këtë të dielë, ështe realizuar ekstradimi nga Detroit/SHBA drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptaro-amerikan Selim Struga, 54 vjeç, lindur  në Tiranë.

 

Shtetasi Selim Struga,  me një vendim të korrikut 2012 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi edhe nga Apeli është dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje” .

 

Më konkretisht në 21.06.1989, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, pranë lokal “10 Korriku”, Tiranë, ky shtetas ka vrarë me një armë të ftohtë (thikë) shtetasin G. C.

 

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga Shqipëria nëpërmjet  kufirit me Ish Jugosllavinë.

 

Pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet e Shteteve të Bashkuara, në vitin 2007  Selim Struga  është arritur që të lokalizohet në SHBA dhe pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, ai është arrestuar në këtë vend me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë në vitin 2011.

Tashmë ai është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *