E martë, 24 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vrau në gjumë babain adoptues se i fshehu lojën, 11-vjeçari në SHBA do të gjykohet si i rritur

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pennsylvania, ku një 11-vjeçar akuzohet se qëlloi për vdekje babait adoptues brenda banesës së familjes, pas një debati për një kasetë lojërash. I mituri, Clayton Dietz, është paraqitur me pranga në Gjykatën e Qarkut Perry dhe pritet të gjykohet si i rritur për veprën e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 13 janar, në zonën Duncannon, në veri të Harrisburg. Sipas autoriteteve, prindërit i kishin hequr djalit “Nintendo” dhe e kishin vendosur, bashkë me një armë zjarri, në një kasafortë brenda shtëpisë.

Sipas dosjes hetimore, 11-vjeçari ka gjetur çelësat e kasafortës, e ka hapur dhe ka marrë revolen. Ai dyshohet se e ka mbushur armën me plumba dhe është drejtuar drejt dhomës së gjumit, ku 42-vjeçari Douglas Dietz po flinte. Më pas, e ka qëlluar në kokë ndërsa ai ishte në gjumë.

Clayton Dietz, 11-vjeçari, i cili u birësua në vitin 2018 përballet me akuzën për vrasje dhe do të gjykohet si i rritur.

Reklamë

Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 03:20 të mëngjesit, pas një telefonate për të shtëna me armë. Oficerët gjetën viktimën me plagë fatale në kokë, ndërsa djali thuhet se bërtiste se “babai është i vdekur”, duke pranuar para nënës së tij se e kishte vrarë.

Gjatë marrjes në pyetje, i mituri ka deklaruar se ishte i zemëruar dhe se nuk kishte menduar për pasojat e veprimit të tij. Nëna e viktimës dëshmoi se u zgjua nga një zhurmë e fortë dhe ndjeu një erë si fishekzjarrë, përpara se të kuptonte se bashkëshorti i saj ishte qëlluar.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta në SHBA, duke rihapur debatin mbi aksesin e të miturve në armë dhe mbi mundësinë që një fëmijë i kësaj moshe të gjykohet si i rritur për një krim kaq të rëndë. Hetimet vijojnë, ndërsa priten vendimet e mëtejshme të gjykatës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë