E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrau motrën dhe e mbajti 3 ditë në shtëpi/ Fabian Vuka ishte i papunë dhe luante bixhoz

Dalin detaje të reja nga vrasja e rëndë në Shkodër, ku vëllai vrau motrën me armë zjarri.

 

Reklamë

Dyshohet se 58-vjeçarja Diana Vuka është vrarë që 3 ditë më parë. Trupi i pajetë u gjet brenda në dhomën e saj.

 

Autori, Fabian Vuka mendohet se ishte një person i alkoolizuar gjatë gjithë kohës, ndërsa thuhet se ka luajtur edhe bixhoz shpesh.

 

Diana Vukaj kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër. Për çdo muaj, ajo i dërgontë të vëllait 300 euro për ta ndihmuar.

 

Nën efektin e alkoolit, pas vrasjes, Fabian Vuka ka dalë në lagje duke i thënë të tjerëve se “kishte vrarë motrën”.

 

Edhe në nëntor të vitit të kaluar, ai ka tentuar të vrasë të motrën, ndërsa ajo telefonoi miken duke i thënë: “Eja se Fabian ka bërë planin për të më vrarë”.

Më shumë video

Reklamë