Një i burgosur, i cili ishte dënuar në vitin 2015 për vrasjen e vëllait, ka ndërruar jetë këtë të shtunë në spitalin e Lezhës.

Bëhet fjalë për Besnik Spahon, i cili ishte shtruar me masë mjekësore përkohësisht në një spital psikiatrik, vendim i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Mjeku i gatshëm në ambientet e përshtatura për këta persona u shpreh se pacienti po ndihej keq, dhe u transportua për mjekim të specializuar në spitalin rajonal të Lezhës. Si shkak i vdekjes dyshohet arrest kardiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *