Florand Shehu, shqiptari që vrau bashkëshorten e tij pak ditë më parë në Athinë, ka treguar para hetuesve se çfarë ndodhi mes tyre para se të kryente krimin.

 

31-vjeçarja kohët e fundit ndihej e frikësuar nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit bëhej agresiv dhe e dhunonte vazhdimisht. Ajo flinte në dhomën e fëmijëve.

 

Shehu tregoi para autoriteteve greke se Anisa ishte në gjumë në momentin kur e qëlloi me thikë në qafë. Ai tha se ishte xheloz për bashkëshorten.

 

“Mora një thikë në kuzhinë dhe u nisua drejt dhomës. Dera ishte e hapur. Kur hyra në dhomën e saj, ajo ishte duke fjetur me kurriz dhe unë nxitova mbi të dhe hipa sipër saj”, rrëfeu shqiptari.

 

Fqinjët kanë dëshmuar se dy vitet e fundit përplasjet mes çiftit ishin të shpeshta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *