28-vjeçari Andi Vokrri, qëe goditi për vdekje me çekiç 57-vjeçarin Petrit Ndou, është arrestuar nga policia.
Gjithashtu janë vënë në pranga edhe 2 persona të tjerë, shokë të autorit, Lorenc Goga dhe Fation Kulla, për moskallëzim krimi, pasi kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas njoftimit zyrtar janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi. Mësohet se gjithçka nisi me një konflikt verbal mes tyre se kush kalon i pari me makinë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Thumanë-Krujë, në një rrugë rurale pranë fshatit Bushnesh.
“Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:
-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 201.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv







