RENEA, ka vënë në pranga shtetasin Enrik Lluka në Gjirokastër. Ai ishte shpallur ne kerkim per atentatin ndaj kusherinjve te tij Dorian dhe Bilbil Lluka ne vitin 2016 ku njeri mbeti i vdekur dhe tjetri u plagos.

Informacionet bëjnë me dije se aksioni për arrestimin e këtij personi është finalizuar mëngjesin e kësaj të enjteje në banesën e tij në afërsi të Urës së Subashit.

 

Gjithashtu Endrit Llukës i është gjetur në banesë një snajper prodhim rus si dhe disa municione.

 

I ndaluari Enrik Lluka  në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka vrarë kusheririn e tij Dorian Lluka, 29-vjeç dhe ka plagosur vellain e viktimes Bilbil Llukën, 31 vjeç.

 

Nje ngjarje e rende e cila mesa duket e kishte zanafillen tek nje borxh 500 mije lekesh mes kusherinjve.

 

Per kete ngjarje te rende ai u denua ne mungese nga gjykata me 35 vjet burg.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *