50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin në Greqi është marrë në pyetje nga hetuesit këtë të hënë. Mediat greke raportojmë se ai u shoqërua nga uniformat blu drejt Gjykatës së Volosit, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjerjen e rëndë.
Ai vrau kunatin 33-vjeçar, pasi ky i fundit përdhunonte dhe kërcënonte prej vitesh të bijën.50-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim, armëmbajtje dhe përdorim arme pa leje. Pas dëshmisë, 50-vjeçari u dërgua në qendrën e paraburgimit.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga raportimet e më hershme të mediave greke, dyshohet se ai ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës, 9 janar. Vajza e tij 18-vjeçare tregoi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij./vizionplus.tv/