E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau kunatën në Gjermani/ Dëshmitarë të krimit të shqiptarit, disa fëmijë

Dalin në pah detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur në Gjermani, ku një 48-vjeçar nga Kosova i mori jetën kunatës së tij dhe plagosi vëllanë.

 

Reklamë

Sipas policisë së Bielefeldit, trupi i pajetë i 33-vjeçares do të vijë gjatë kësaj jave në Kosovë. Kurse vëllai i autorit të krimit është në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Autoritetet thonë se ende është e paqartë arsyeja e ngjarjes. Po ashtu, raportohet se dëshmitarë të krimit kanë qenë disa fëmijë të moshës nga 13-18 vjeç. Shqiptari 48-vjeçari kishte tentuar të futej në banesën e ish-bashkëshortes, por ishte penguar nga vëllai. Më pas ai qëlloi në drejtim të familjarëve të tij.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë