Subscribe

Rasti i policit Ludian Zaimi, i cili vrau kolegun Çaush Saliasi brenda komisariatit nr 3 në Tiranë, për ekspertët e sigurisë është një kambanë alarmi për gjendjen e rënduar psikologjike në radhët e uniformave blu.

 

Sipas tyre, nëse nuk ka një kontroll të duhur psikologjik, rasti mund të përsëritet, pasi brenda policisë ka edhe raste të përdorimit të alkoolit, apo të lëndëve narkotike.

 

FATJON SOFTA

EKSPERT I  SIGURISE

 

Nuk është rasti i parë. Është dhe rasti tjetër që me lehtësinë më të madhe që një polic në supermarket nxorri armën, apo rasti tjetër që në ndeshjen mes Romës dhe Fejnord ku punonjësi i policisë nxorri armën. Këta janë të rrezikshëm dhe patjetër që këta individë duhet të kalojnë nëpërmjet një testi. Një pjesë e dimë që janë përdorues të drograve, përdorues të alkoolit në mënyrë të tepruar. Të gjitha këta krijojnë goditje psikologjike.

 

Softa rendit disa nga arsyet që kanë ndikuar në rëndimin e shëndetit mendor të punonjësve të policisë.

 

Sepse midis tyre ka patjetër probleme. Janë arsye ekonomike, strese për shkak të ngarkesës, orëve të zgjatura të punës, ankthin mbi të gjitha dhe pasigurinë në punë.

 

Nga ana tjetër, ekspertët e shëndetit mendor shprehen se duhet të ketë testime psikologjike periodike në mënyrë që punonjësi psikolog që është në Komisariatin e Policisë të jetë i qartë për mënyrën si funksionon efektivi dhe për ngarkesën që ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *