E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrau ish-dhëndrin/ Mexhit Picari: Iu kërkoj falje nipërve dhe mbesave! Vajza ime s’ka faj

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Mixhat Picarin dhe vajzën e tij.

 

Reklamë

Picari iu ka kërkuar ndjesë publike mbesave, nipërve dhe të bijës. Ai tha në seancë se vajza e tij nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa theksoi se armën nuk e mori nga çanta e saj, por e kishte në brez.

 

“Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrava burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës”, ka thënë ai.

 

Mexhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, me argumentin se keqtrajtonte të bijën.

Më shumë video

Reklamë