Avokati Kujtim Cakrani ka bërë një rezyme për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 23 vjeçares Sabrina Bengaj, duke treguar se si u lirua Elton Metaj, edhe pse ndaj tij rëndonin 3 akuza. Sipas tij gjyqtari Pirro Sota nuk ka faj sepse është bazuar në akt ekspertimin e dy mjekësve dhe ka vendosur thjesht ndryshimin e masës për mjekim ambulator të Eltonit në ambiente e shtëpisë.

 

 “Nuk jam më përfaqësues i  tij.  Ai është ndaluar në 19 shtator 2020 me 3 akuza, dhunë në familje me anë të kanosjes, kundërshtim të forcave të rendit dhe armëmbajtje pa leje. Ai shkoi tek shtëpia e ish bashkëshortes, pati një problem me fëmijën që nuk ia linin ta shikonte dhe bëri presion që do vrasë veten. 3 ditë më pas është marrë masë arresti me burgim. Prokurori ka kërkuar që të kryhet një akt ekspertimi lidhur me gjendjen psikike të të arrestuarit.

 

Mjekësia ligjore tha që kishte probleme mendore, por mund të ishin edhe nga trauma që ai kishte pësuar. Prokurori i ka kërkuar gjykatës së shkallës së parë Fier të pushojë masën arrest me burg se duhet te shtrohet ne nje spital psikik. 3 akuzat nuk rëndonin më mbi të sepse kjo masë u shua”, u shpreh avokati.

 

Ai tha se e kishte kundërshtuar veprimin e prokurorit dhe ia ka pasqyruar gjykatës që 31-vjecari  nuk duhet të lërë burgun. Megjithë kërkesën dhe këmbënguljen, gjykata nuk ka pranuar dhe e çoi në spitalin e burgut.

 

“Ndërkohë që shkoi në burg, I bëmë kërkesë mjekut që duam të dimë se si është gjendja e tij. Është në gjendje të stabilizuar, por nuk shikojmë probleme mendore. Iu drejtuam në këto kushte  gjykatës që ta linte burgun që të merrte mjekimin dhe kemi kërkuar të zëvendësonte masën në mjekim ambulator.

 

Gjyqtari nuk e ka pranuar kërkesën tonë, por ka vendosur të thërrasë dy ekspertë të mjekësisë ligjore. Ekspertët kanë konstatuar se nuk vuante nga çrregullimet mendore.

 

Gjyqtari Pirro Sota nuk ka asnjë faj por është bazuar në akt ekspertimin e dy mjekëve dhe ka vendosur ndryshimin e masës dhe e ka çuar për mjekim ambulator në ambientet e shtëpisë.Nuk ka dalë nga burgu sepse akuzat ia rrëzoi prokurori”, tha avokati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *