Kronikë
Vrau ish-bashkëshorten 23-vjeçare me bukë në gojë, prokuroria çon për gjykim Elton Metajn

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin Elton Metaj, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Sabrina Benga.
Reklamë
Në 10 tetor të vitit 2021, Metaj shkoi tek shtëpia e ish-vjehrrit dhe qëlloi me armë zjarri 23-vjeçaren, ndërsa mbajti peng familjen e saj për 5 orë me radhë me kallashnikov në dorë.
Prej një viti, Sabrina jetonte në shtëpinë e prindërve të saj, pas ndarjes nga bashkëshorti si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe dhunës që ai ushtronte.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




