Mediat italiane kanë zbardhur ngjarjen e shqiptarit Avni Meçja që vrau 35-vjeçaren Alexandra Elena Mocanune në Bolzano në banesën ku jetonin.

 

Meçja ka rrëfyer vrasjen e gruas së tij mëngjesin e së dielës për autoritetet italiane.

 

Burri u ul në aeroportin e Veronës me një avion që u nis nga Shqipëria, ku policia e priti për ta arrestuar. Ai kishte vendosur të dorëzohej, ndoshta i bindur nga të afërmit e tij.

 

Gruaja ishte zhvendosur në Trentino pasi jetonte në Verona për t’i shpëtuar burrit të dhunshëm, të cilin e kishte denoncuar tashmë dy vjet më parë. Më pas ata u afruan sërish me njëri tjetrin dhe pas kësaj ndodhi tragjedia.

 

Aleksandra dyshohet se u qëllua për vdekje me një mjet të mprehtë i cili ende nuk është gjetur.

 

Dhe pikërisht nga Veneto nisi arratisja e vrasësit: Avni Mecja doli nga banesa me makinën e gruas për të mbërritur fillimisht në Verona dhe prej andej në aeroportin e Trevisos. Me avion ai erdhi në Shqipëri, në vendin e tij të origjinës.

 

Por, para se të arratisej, ai telefonoi vëllain e tij dhe i tha se duhej të zhdukej sepse ishte në kërkim. Nga ajo thirrje u vu në lëvizje makineria e drejtësisë.

 

Vëllai e kuptoi menjëherë se diçka e rëndë kishte ndodhur dhe thirri policinë, e cila gjeti trupin e pajetë të gruas, një banakiere me origjinë nga Rumania. Trupi i pajetë u gjet pasditen e së dielës nga zjarrfikësit dhe agjentët e komisariatit të Bolzanos.

 

Ndoshta i bindur nga të afërmit e tij, shqiptari mori sërish avionin të hënën duke u kthyer në Itali. Tashmë ai ndodhet në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *