E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau gruan me thikë/ 45-vjeçari vetëdorëzohet disa orë pas krimit

45-vjeçari Lulzim Cuku u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë së Burrelit disa orë pasi vrau bashkëshorten e tij me thikë. Policia e Durrësit ishte vënë në kërkim të tij dhe kreu kontrolle në disa ndërtesa ku dyshohej se fshihej autori.

 

Por pas disa orësh arrati, Cuku vendosi të dorëzohej vetë para autoriteteve. Forcat e Policisë së Burrelit e shoqëruan Lulzim Cukun në Policinë e Durrësit për të kryer veprime të mëtejshme.

 

45-vjeçari në orën 23:55 të së shtunës goditi disa herë me thikë gruan e tij. Kjo e fundit ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, ndërsa Lulzim Cuku u arratis pas krimit. Ngjarja e rëndë në Xhafzotaj të Durrësit dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë