Subscribe

 70-vjeçari Maliq Marku, autori i vrasjes së fqinjit të tij Shefqet Hasa dhe plagosjes së komshiut tjetër Besim Keça, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Tiranës. Ai ka thënë se është i penduar për krimin, por duke shtuar se ka  vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

 

Sipas tij, gjithçka ndodhi shumë shpejt. I moshuari tregoi se dy komshinjtë e tij e kanë ofenduar në derën e shtëpisë, gjatë një debati për kanalizimin e ujërave të zeza.

 

Në këto kushte ai është future në banesë, mori armën dhe i qëlloi të dy. Për pasojë, Shefqet Hasa ndërroi jetë, ndërsa Besim Keça mbeti i plagosur.

 

Pas ngjarjes, autori Maliq Marku bëri rezistencë ndaj policisë, por më pas pranoi të dorëzohej.

 

Pak kohë më parë, banorët e rrugës në Laknas kishin mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk kishte paguar pasi ishte jashtë shtetit. Ku është kthyer në Shqipëri nga Anglia, ai kishte shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalizimet. Kjo ka irrituar fqinjët, të cilët kanë kundërshtuar, pot debate mes tyre fatkeqësisht përfundoi në tragjedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *