Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardit Hidën, i cili më 5 nëntor të vitit 2021 vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë të vëllanë, Mikel Kovaçi.

Hida akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Sipas njoftimit, Ardit Hida më 5 nëntor në vendin e quajtur “Sporti Vjetër” Elbasan, me dashje ka qëlluar me mjet të mprehtë në drejtim të shtetasve Mikel dhe Florenc Kovaci duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Florenc Kovaci dhe plagosjen e rëndë të shtetasit Florenc Kovaci.

“Në përfundim është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardit Hida, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e kryer kundër dy ose më shumë personave nga të cilët për njërin ka mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *