Subscribe

Gjykata e Korces le ne arrest me burg Devis Hotin 18 vjecari i cili dyshohet per vrasjen e Flamur Duçit ne fshatin Mborje.

Dy jane provat me te forta qe prokuroria ka në dorë, raporton gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku.

Njollat e gjakut në veshjen e autorit të dyshuar dhe një fije floku e gjetur në dorën e viktimës.

Nga ana tjetër prokuroria ka dëshmi kontradiktore të dy prindërve të 18 vjeçarit dhe të xhaxhait të tij ashtu sic ka një bisedë të ambientale ku i riu i dikton xhaxhait të tij se çfarë duhet të thotë për grupin e hetimit.

Por prokuroria nuk ka paraqitur motivin bazë që mund ta ketë shtyrë të riun drejt kryerjes së kësaj vrasje, thuhet ne raportimin e Vizion Plus.

Ndersa avokati mbrojtes kerkoi nje mase me te lehte per 18 vjeçarin duke kerkuar nga gjykata për të riun arrestin ne shtepi ose me afat 30 ditor ne burg deri në daljen e përgjigjes së rezultateve të analizave por gjykata vendosi qe i riu te lihet ne masen arrest me burg.

Ndërsa në gjykatë Devis Hoti është shprehur si i pafajshëm duke mohuar edhe njëherë autorësinë e kësaj vrasje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *