E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau dy prindërit, Qamil Sela në gjëndje të rëndë depresive

Vijojnë të mbeten mister shkaqet që çuan 26 vjeçarin Qemal Sela të vriste një ditë më parë dy prindërit e tij në qytetin e Peshkopisë.

 

Edhe pse kanë kaluar disa ore nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin veri-lindor, i riu i cili sapo ishte deportuar nga Anglia, nuk ka thënë asgjë në polici.

 

Reklamë

Kjo e fundit bën të ditur se Sela është në fazë të rëndë depresive dhe nuk ka dhënë asnjë motiv të krimit.

 

Burime nga policia e Dibrës thanë se 26 vjeçari sapo të flasë do të transportohet menjëherë në spitalet e psikiatrisë së vendit, pasi gjendja e tij është kritike gati në kushtet e skizofrenise.

 

Vëllai i autorit i cili është marrë në pyetje nuk ka dhënë asnjë version të ngjarjes pasi në atë moment ka deklaruar se ka qenë në qendër të qytetit.

 

Motra e tij 14 vjeçare po trajtohet me psikolog pas tronditjes së pësuar pasi ka parë gjithë skenën.

 

Policia e Dibrës nuk ka arritur të marrë asnjë dëshmi të vlefshme nga personat që kanë qenë në atë moment në hotel, pasi kanë deklaruar se kanë dëgjuar vetëm të shtënat e automatikut.

 

Një ditë më parë Qemal Sela zbrazi plumbat mbi babain dhe nënën e tij Flamur e Zeqimete Sela, duke i lënë të vdekur në vend.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë