E martë, 24 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau dy kushërinjtë dhe plagosi një tjetër për një vend parkimi, arrestohet autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çellopek të Komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku pas një sherri mes anëtarëve të të njëjtit fis dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se është vënë në pranga  autori i dyshuar i ngjarjes 60-vjeçari I.I i cili ka mbetur edhe vetë i plagosur.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, kanë thënë burime zyrtare për mediat në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë theksohet se sherri që ka sjellë më pas dy viktima dhe dy të plagosur ka ndodhur për një vend parkimi, për të cilin kushërinjtë ishin konfliktuar edhe më herët mes tyre.

Reklamë

Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë