Është arrestuar në Bari të Italisë Agron Tufa, i cili është dënuar nga gjykata e Krujës me 30 vite burgim për vrasjen e Kejsi Hysës në vitin 2018.

Arrestimi i tij u bë i munduar ditën e djeshme në orën 21:00 të mbrëmjes, gjatë bashkëpunimit të policisë shqiptare me homologët italianë.

Autoritetet vendase, pasi mësuan kordinatat e sakta se ku fshihej Tufa, kontaktuan me Interpol Romën, për të përfunduar me sukses kapjen e të kërkuarit ndërkombëtar.

Dje më datën 05.01.2024, rreth orës 21.00, si rezultat i informacioneve të marra nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Polocisë Kriminale në lidhje me vendodhjen e saktë me koordinata në Bari të Italisë, të personit në kërkim ndërkombëtar, Agron TUFA, i dënuar nga Gjykata Krujë me 30 vjet burg për vrasje.

U bashkëpunua me kolegët italianë dhe pas korrespodencës të vazhdueshme që patëm me Interpol Romën dhe mbas informacionit për vendndodhjen e saktë, në Bari, u bë e mundur kapja dhe arestimi i shtetasit Agron Tufa.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se kufoma e Kejsi Hysës u fsheh në afërsi të Niklës, ndërsa dyshohet se ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit. Arrestimi i Tufës erdhi si rezultat i bashkëpunimit të dy policive asaj të Shtetit dhe policisë në Bari./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *