Prokuroria e Durrësit ka ndryshuar akuzën për hygerta metën, e cila akuzohet se së bashku me vëllanë e saj ka vrarë babain e saj, Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur një vit më parë në Shën Vlash të Durrësit.
Teksa pritet të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, organi i akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuza nga: “fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, në “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, duke rënduar kështu pozitën e saj.
Hygerta Meta ka ndryshuar vazhdimisht dëshminë e saj. Disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë e ka përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj.





