E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau burrin në mes të tregut të Milotit, dënohet me 9 vite burg Violeta Donaj

Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 9 vet burg Violeta Donajn.

Në vitin 2018, 39-vjeçarja qëlloi për vdekje me pistoletë bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj. Krimi ndodhi në mes të tregut të Milotit.

Donaj është shprehur përpara trupës gjykuese se burri e keqtrajtonte dhe luante bixhoz, prandaj edhe kishte ndërmarrë aktin ekstrem. Gjithashtu, një tjetër problem në çift ishte edhe xhelozia.

Shkalla e Parë e Gjykatës së Kurbinit e dënoi gjithsej me 20 vite burgim, ndërkohë që Apeli i Tiranës ka marrë sot vendimin për dënim maksimal me 9 vite burg.

 

 

Vazhdo të lexosh