Portugezi Ruben Saraiva është paraqitur në gjykatën e Lezhës me kërkesë të mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë ose paraqitje të provave nga prokuoria.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha pas përfundimit të seancës se nuk ka asnjë provë, ndërsa prokuroria ka kërkuar sende personale nga Maroku,.

Lexo edhe :

Related Posts

Ata i kanë kërkuar prokurorisë të zgjerojë hetimin referuar edhe operacionit metamorfoza, pasi kanë dalë të tjera fakte në të cilat prokuroria duhet të hetojë pasi portugezi Saraiva është i pafajshëm në këtë çështje.

Ardian Nikulaj u ekzekutua në mënyrë mafioze në ambientet e lokalit të tij, teksa ishin hetimet dhe kamerat e sigurisë që nxorën në ‘skenë’ Ruben Saraivan.

Edmond Haxhia dyshohet se është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Ai është djali i dajës së Elton Lekstakajt.  Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *