Autori i vrasjes së 15-vjeçarit në Shkodër është rrëfyer para hetuesve lidhur me dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Ai deklaroi se bashkëmoshatarin e njihte prej kohës pasi janë rritur në të njëjtën zonë.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas dëshmisë së tij, viktima e goditi në sherr e sipër më thikë në shpatull. Më pas, ai rrëfen se ka marrë thikën e viktimës dhe më pas e ka goditur, duke i marrë jetën.

Fillimisht u zumë, pastaj ai më goditi me thikë në sup. Unë mora thikën e tij dhe e godita disa herë”, mësohet të ketë thënë i mituri.

I pyetur në prani të psikologut nga policia vendore e Shkodrës, ai ka treguar se takimi ka qenë rastësor në lagjen “Skënderbeg”. Më tej ai është shprehur se e njeh viktimën me emër, por jo që ka pasur ndonjë kontakt më të, teksa ndiqnin të njëjtën shkollë. Asnjë sqarim tjetër nuk ka dhënë 15-vjeçari i ndaluar tashmë nga policia, i cili pritet të rimerret në pyetje për të mësuar më shumë detaje mbi shkaqet e konfliktit që përfundoi në përdorimin e armës së ftohtë.

Policia ndërkohë po heton nëse ai ka pasur bashkëpunëtor në këtë ngjarje, pasi rezulton që edhe ai të ketë një të qarë me thikë në supin e majtë, çka sipas policisë dyshohet të ketë pasur përleshje. Për të zbuluar këtë rrethanë hetuesit kanë nisur me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Krimi i rëndë ndodhi të hënën në Shkodër në lagjen “Skënderbeg”. 15-vjeçari u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij, e që për pasojë humbi jetën në spital si pasojë e plagëve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *