Subscribe

Policia ka arrestuar gjatë mesnatës Klodjan Keqin, autorin e vrau para dy ditësh bashkëfshatarine tij Luan Hushin.

 

Kreqi ka rënë në prangat e policisë gjatë mesnatës, ndërsa mësohet se po tentonte të arratisej drejt Greqisë.

 

Në momentin e arrestimit, Keqit nuk është i gjetur armë me vete, ndërsa bashkëfshatarin e tij Luan Hushin e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi për vdekje.

 

Uniformat blu vijojnë kërkimet për gjetjen e armës të cilën dyshohet se Keqi e ka përdorur në momentin e krimit.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm dy ditë më parë, dhe shkak i konfliktit ishte prerja e druve në pyll. Luan Hushi, i plagosur rëndë u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *