Subscribe

Arrestohet nga policia Mariglen Muhametaj i cili vrau babain e tij mbrëmjen e kaluar në Greshicë të Mallakastrës.

 

30 vjeçari jetonte i vetëm me nënën dhe babanë e tij, ndërsa ngjarja është zhvilluar në oborrin e shtëpisë.

 

Fillimisht babë e bir debatuan dhe më tej 30 vjeçari e ka qëlluar të atin Qamil Muhametaj me sende të forta në kokë, duke e lënë atë të vdekur në vend.

 

Mallakastër

 

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M.

 

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M.

 

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *