E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrau babain, burg për vajzën, në qeli mbeten edhe bashkëshortja e viktimës si dhe i dashuri i 26-vjeçares

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për tre autorët e dyshuar të vrasjes së 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Frashër të Patosit.

Sipas hetimeve të policisë, dyshohet se viktima u mbyt me një tel nga e bija, 26-vjeçarja Ermalinda Rama. E reja u ndihmua në krim nga i dashuri i saj 55-vjeçar, Çlirim Dogani. Po ashtu, në ngjarje u përfshi edhe gruaja e viktimës, Valbona Rama, e cila ndihmoi vajzën në pastrimin e gjurmëve të krimit dhe fshehjen e provave.

Reklamë

Para gjykatës, të tre të arrestuarit mohuan krimin, por provat e paraqitura nga prokuroria bindën togat e zeza për t’i lënë ata pas hekurave.

Vajza, së bashku me të dashurin dhe nënën e saj, akuzohen se kanë mbytur kryefamiljarin me tel. Ndërkohë, sipas ekspertizës, mësohet se viktima fillimisht është goditur në organet gjenitale me sende të forta, si dhe në pjesë të tjera të trupit.
Pasi 56-vjeçari është rrëzuar nga goditjet, Dogani i ka mbajtur duart, ndërsa e bija e ka mbytur.

Policia arriti në dokumentimin e ngjarjes së rëndë pas përgjimeve telefonike, pasi pak pas krimit, 26-vjeçarja kishte folur në telefon me të dashurin e saj.

Dyshohet se e reja kreu aktin e rëndë pas debateve të shumta që kishte me të atin, për shkak se ai nuk pranonte lidhjen e saj me 55-vjeçarin, i cili është i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë