Një 65-vjeçar ka rënë në pranga në Shkodër, pasi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për vrasjen nga pakujdesia e të nipit të tij të mitur.

“Në zbatim të planit të masave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Vlash Jakaj, 65 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Ky shtetas, më datë 09.08.2022, duke pastruar armën e gjahut, ka vrarë aksidentalisht nipin e tij të mitur”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

I mituri u qëllua aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij teksa ky i fundit po pastronte armën.

10 vjeçari humbi jetën para se ambulance të mbërrinte në vendin e ngjarjes, pasi plaga që iu shkaktua atij ishte fatale. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *