Aktori Alec Baldwin ka reaguar për herë të parë pasi qëlloi aksidentalisht për vdekje drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins, ndërsa plagosi rëndë regjisorin. Ngjarja ndodhi në New Mexico në shesh-xhimin e filmit “Rust”.

 

Baldëin është shprehur përmes një mesazhi të publikuar në Twitter se ndihet i pikëlluar dhe nuk gjen fjalët e duhura për të përshkruar dhimbjen e madhe për atë që ndodhi. Ai shtoi se kishte kontaktuar me bashkëshortin e saj, të cilit i kishte ofruar mbështetje.

 

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi. Jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *