Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari, i ndodhur ditën e shtune, në fshatin Polizhan të Dimalit.

 

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari, i cili u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

 

Shtetasi me iniciale B. D., 50 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Poshnje, u arrestua ne flagrance për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

 

Në aksin rrugor “Berat-Ura e Kuçit”, në afërsi të fshatit Polizhan, duke drejtuar automjetin kamionçinë tip “Benz”, ai ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin Idajet Çobo, 72 vjeç, banues në fshatin Polizhan, Dimal, i cili po lëvizte me biçikletë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *