E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Rajoni

Vrau 7 persona në Malin e Zi, del fotoja e autorit

Ky që shihni në foto është Aco Martinoviqit, i dyshuari për një krimin e rëndë në Cetinje, ku raportohet se ka vrarë të paktën shtatë persona, përfshirë edhe 2 fëmijë.

Sipas njoftimeve zyrtare, pas kryerjes së krimit në një ambient mikpritës, Martinoviq është larguar i armatosur nga vendngjarja. Policia ka paralajmëruar publikun se i dyshuari është i armatosur dhe shumë i rrezikshëm, ndërsa operacionet për kapjen e tij janë në vazhdim.

Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e Martinoviqit, duke theksuar rëndësinë e shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë për shkak të rrezikshmërisë së lartë të tij.

Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të këtij krimi vazhdojnë

Vazhdo të lexosh

Reklamë