Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest me burg” per 29-vjeçaren, Elinta Garo.

 

Garo do të qëndrojë në burg për 30 ditë deri në kryrjen e ekspertizës auto-teknike të automjetit që ajo drejtonte.

 

Ajo është përlotur në sallë dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit, Begzan Hyseni.

 

Aksidenti ndodhi të hënën datë 15 gusht në zonën e “Parkut Olimpik”, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, e reja përplasi 4 persona, çiftin Begzan dhe Valentina Hyseni, 27-vjeçaren Alkuna Telaj, dhe një fëmijë.

 

Fatkeqësisht, 60-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Traumës, ndërkohë të aksidentuarit e tjerë kanë lënë spitalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *