Është zhvilluar këtë të hënë gjyqi përfundimtar nga Gjykata e Matit për vrasësin e trefishtë me 11 Tetor të vitit të kaluar në fshatin Shëlli të Matit.

 

Mësohet se gjykata ka pranuar dënimin e kërkuat nga prokurori i çështjes Abaz Muça me burgim të përjetshëm për të akuzuarin Kujtim Koxha.

 

Me 11 Tetor të vitit të kaluar, shtetasi Kujtim Koxha, vrau me breshëri automatiku 2 punëtor të Bashkisë Mat dhe një banorë të fshatit Shëlli.

 

Nga të shtënat e automatikut mbetën të vdekur Erzen Aliaj, Mentor Hoxha dhe Hamit Buci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *