Subscribe

Vrasja e Elton Çiçës e ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Bllokut, sipas policisë e ka pikënisjen rreth një vit më parë, kur prindërit e tij u rrahën dhe u grabitën nga 3 persona në lagjen “Demokracia” të Tepelenës. 36-vjeçari ishte shprehur te miqtë e tij më të ngushtë se do merrte hak ndaj personave që terrorizuan familjarët e tij mëngjesin e 31 marsit 2015. I pari që u ekzekutua në mënyrë mafioze në Durrës, verën e vitit të kaluar ishte Robert Rama. Ai ishte prangosur nga policia e Tepelenës, si person i dyshuar për grabitjen e çiftit të pleqve. Rama kishte vetëm 2 javë që ishte liruar nga paraburgimi, kur u qëllua me një plumb në kokë. Blutë për këtë ngjarje morën në pyetje Elton Çiçën, por ky i fundit kishte një alibi, duke thënë se mbrëmjen e krimit ishte në kryeqytet me familjen e tij, ndërsa ngjarja mbeti pa autor.  Në mesin e korrikut të 2015, në makinën e Ervis Imerit u vendos lëndë eksplozive e llojit C4. Sipas policisë, Imeri dyshohet se ka bërë transportin e grabitësve të familjes Çiça. Fatmirësisht, 31-vjeçari mundi të zbulojë në kohë eksplozivin  në automjetit e tij tip Fiat në zonën e Kombinatit. Por nuk ishte me aq fat vëllai i Ervisit, Elton Imeri. Mëngjesin e 8 dhjetorit, 600 gram tritol shpërthyen në makinën e tij ne rrugën e Qelqit ne Tirane. Humbi dy gjymtyrët e poshtme, ndërsa makina u shkatërrua krejtësisht. Për të gjitha këto ngjarje pa autor, policia ka pasur gjithmonë një të dyshuar, por asnjëherë nuk arritën të vërtetonin se pas këtyre atentateve qëndronte Elton Çiço deri ku ky i fundit u ekzekutua po në mënyrë mafioze në qendër të Tiranës. Pista kryesore që po hetojnë grupi hetimor, është ajo e larjes së hesapeve mes dy familjeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *