Për të dytën ditë me radhë, qeveria Rama po analizon punën e ministrive gjatë vitit të kaluar dhe prioritetet për vitin 2023.

 

Mbledhja po zhvillohet në ambientet e vilës 30 dhe kryeministri Edi Rama ka zbardhur disa prej çështjeve që janë diskutuar. Rama ka premtuar mbështetje financiare për pensionistët në muajin prill, duke shfrytëzuar të ardhurat që do vijnë nga prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike.

 

Në lidhje me sektorin e bujqësisë, shefi i qeverisë në rrjetet sociale ka sqaruar se viti që sapo u mbyll shënoi rekord të eksporteve bujqësore. Sipas Ramës ambicia e qeverisë është që në vitin 2030, Shqipëria të jetë kampione e eksporteve bujqësore në rajon.

 

Ne sektorin e arsimit qeveria ka vendosur të fusë mësimin e gjuhës digjitale që në klasën e parë dhe brenda dy viteve shqipëria do të ketë 984 laboratorë smart.

 

 

Ndërsa në raport me sportin, në pranverë do të hapen konkurset ndërkombëtare për 3 stadiume të reja që do të ndërtohen në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

 

 

Sa i përket vrasjeve në vend, Rama ka deklaruar se në vitin 2022, është shënuar numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit.

 

 

Por meqenëse ky është një vit elektoral neser lideri i mazhorancës Edi Rama do te mbledhe 12 drejtuesit politike të qarqeve. Në fokus të takimit do të jetë raportimi në lidhje me betejën e 14 majit dhe përgatitjet për fitoren e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *